Ballina Vendi Shndërrimi i fushës së mbetjeve në një park të gjelbëruar për qytetin,...

Shndërrimi i fushës së mbetjeve në një park të gjelbëruar për qytetin, një ndër arritjet mjedisore të kryetarit të bashkisë Armando Subashi.

1

Të rinjtë fierakë mbjellin pemët e tyre në këtë park. E quajtur si një “minë” me sahat për shëndetin e banorëve të Fieri, fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane përbënte prej vitesh një problematikë sociale dhe ekologjike.

E pozicionuar në hyrje të qytetit, me zgjerimin e ndërtimeve urbane të qytetit kjo fushë, në mënyrë të veçantë në stinën e nxehtë të verës do të shndërrohej në një problematikë aq sa banorët nuk do të mund të hapnin dritaret si gjatë ditës dhe natës pasi shtëllunga tymi dhe bloze do të ngriheshin mbi qiellin e qytetit dhe përfundonte në shtëpinë e tyre.

Ndezjet e vetvetishme si pasojë e temperaturave të larta, por dhe veprimeve abuzive të kërkuesve në mbetjet urbane, kanë sjellë si domosdoshmëri pranë bashkisë së Fierit gjetjen e një rruge për të shpëtuar banorët nga ky problem me pasoja shëndetësore, por edhe ekologjike.

Tashmë prej dy vjetësh ajo fushë me një hapësirë prej 70 mijë metrash katrorë është vënë tërësisht në një kontroll, por edhe po shndërrohet në një park të gjelbëruar, që do të jetë shumë i frekuentuar nga të gjithë banorët e qytetit, por jo vetëm.

E projektuar në trajtën e një parku me formën e një kodrine të vogël, në këtë sipërfaqe janë mbjellë 8 mijë pemë të llojit akacie dhe eukalipte, ndërkohë që në projekt janë parashikuar mjedise shlodhëse dhe argëtuese, njësi shërbimi për frekuentuesit e kësaj hapësire.

Përpara dy vjetësh askush nuk mund ta imagjinonte këtë transformim nga një vend i grumbullimit të mbetjeve, tashmë në një sipërfaqe të mbjellë me pemë dhe më një gjelbërim në rritje, duke i dhënë kështu qytetit të Fierit një burim tjetër oksigjeni.

Investimi në infrastrukturën lidhëse, një rrugë për këmbësorët mes qytetit dhe Parkut është cilësuar si një domosdoshmëri dhe që do të jetë pjesë bashkëshoqëruese e këtij investimi. Ndërkohë që në këtë park kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi i shoqëruar dhe nga deputetit Taulant Balla dhe një grup të rinjsh kanë qenë të pranishëm këtë hapësirë ku të rinjtë kanë mbjellë pemët e tyre për të cilat do të kujdesen një herë në javë në mirërritje./Tv Kombi/