Ballina Vendi Aksident i trefishtë tek kthesa e Rinasit, vdes 32-vjeçari, 3 të tjerë...

Aksident i trefishtë tek kthesa e Rinasit, vdes 32-vjeçari, 3 të tjerë të plagosur

9

Tre makina janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin Fushë-Krujë-Vorë dhe për pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë së Tiranës janë përplasur makina tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe  automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.