Ballina Vendi Karkaleci rrezikon të mbjellat e sezonit në Fier

Karkaleci rrezikon të mbjellat e sezonit në Fier

1

Karkalecat kanë nisur të shfaqen në sipërfaqet e tokave të njësisë administrative Topojë-Seman në Fier.

Fermerë dhe banorë të zonës kanë treguar se deri tani insekti i rrezikshëm vihet re në tokat djerrë, por nëse nuk merren masa,  përhapja e tij në sipërfaqet e mbjella nuk mund të shmanget. Madje ata kujtojnë edhe vitet e kaluara, ku karkaleci ka dëmtuar gjithccka.

Fenomeni është i njohur për drejtuesit dhe specialistët e njësisë administrative topojë-seman. Viktor Tirana, agronimi i kësaj njësie ka bëre me dije se grupet e punës do të zbresin në terren për të parë nga afër situatën.

Vitet e kaluara karkaleci ka shkaktuar dëme të mëdha në të mbjellat e fërmerëve të kësaj zone, ndaj ndërhyrja në kohë do të evitonte këtë problematikë.