Ballina Vendi Goditën me mjete të forta 38-vjeçarin në lokalin e tij në Bilisht,...

Goditën me mjete të forta 38-vjeçarin në lokalin e tij në Bilisht, shpallen në kërkim 2 persona

1

Dy  persona janë shpallur në kërkim pasi dje, në qytetin e Bilishtit, kanë goditur me mjet të fortë në kokë, në lokalin e tij, një 38-vjeçar, vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit J. G., 22 vjeç dhe V. G., 43 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi dje, në qytetin e Bilishtit, këta shtetas kanë goditur me mjet të fortë në kokë, në lokalin e tij, shtetasin E. H., 38 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

/abcnews.al/