Ballina Vendi U largua nga banesa disa ditë më parë,gjendet i vdekur 83 vjecari...

U largua nga banesa disa ditë më parë,gjendet i vdekur 83 vjecari nga Divjaka!

1

Gjendet trupi pajete i 83- vjecarit nga Divjaka, i cli ishte larguar nga banesa.Vdekja e 83-vjecarit, dyshohet se ka ardhur per shkaqe natyrale.Vetem disa dite me pare familja e te ndjerit kishte denoncuar largimin e tij nga banesa.

Komunikata e Policise:

Në vijim të informacionit për largimin nga banesa të shtetasit P. P., 83 vjeç, bëjmë me dije se në fshatin Kamenicë, Divjakë, u gjet trupi i pajetë i 83-vjeçarit. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.