Ballina Vendi Po pinte kafe në lokal, qëllohet me sopatë pas kurrizit 27-vjeçari në...

Po pinte kafe në lokal, qëllohet me sopatë pas kurrizit 27-vjeçari në Vlorë! Policia e dërgon në spital

2

Një 27-vjeçar është plagosur me sopatë në qytetin e Vlorës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një sherri për motive ende të paqarta.

I riu Besim Hoxha është dërguar në spital nga patrulla e policisë ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Burime bëjnë me dije se i riu ka qenë duke pirë kafe kur një person ende i paidentifikuar e ka qëlluar nga pas.