Ballina Vendi Blindohet Vlora, katër postoblloqe kontroll makinave me xhama të zinj! Në fokus...

Blindohet Vlora, katër postoblloqe kontroll makinave me xhama të zinj! Në fokus personat e rrezikshëm dhe ata që mbajnë armë pa leje

2

Qyteti i Vlorës është blinduar mëngjesin e sotëm me katër postoblloqe policie. Mësohet se në fokus të kontrolleve janë personat me rrezikshmëri të lartë.

Gjithashtu policia po bën kontrolle edhe për ata që mbajnë armë pa leje dhe mjetet me xhama të zinj.

Burime bëjnë me dije se është blinduar zona e Skelës, rruga Transballkanike, lagjia ’10 korriku’ dhe hyrja e autostradës së Vlorës.