Ballina Bota Rusia i kundërpërgjigjet Britanisë së Madhe, bllokon hapësirën ajrore për kompanitë angleze

    Rusia i kundërpërgjigjet Britanisë së Madhe, bllokon hapësirën ajrore për kompanitë angleze

    2

    Rusia i është kundërpërgjigjur Britanisë së Madhe, pas sanksioneve të rrepta të vëna prej saj, për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës.

    Rusia ka bllokuar sot hapësirën ajrore për kompanitë e Mbretërisë së Bashkuar. Ky veprim i Rusisë vjen pasi Britania ndaloi avionin kryesor rus të zbriste në tokën e saj.

    “Është kufizuar përdorimi i hapësirës ajrore ruse për fluturimet e avionëve të Mbretërisë së Bashkuar”, tha sot autoriteti rus i aviacionit. Ky i fundit tha se ky vendim është një kundërpërgjigje ndaj “vendimeve jomiqësore të autoritetit të aviacionit në Mbretërinë e Bashkuar”.

    Related