Ballina Vendi PD i kërkon KQZ verifikimin e kandidatit të “Shtëpia e Lirisë” në...

PD i kërkon KQZ verifikimin e kandidatit të “Shtëpia e Lirisë” në Lushnje

2

Partia Demokratike i ka nisur një kërkesë KQZ-së verifikimin e kandidatit të Lushnjes Elton Bano.

Bano kandidon nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Sipas PD, ata kanë të dhëna se ai ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe.

Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000”- thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së.

PD thekson se këto të dhëna janë fshehur qëllimisht në deklarimin e kandidatit, një fakt që sjell përjashtimin e menjëhershëm të tij.

“Fshehja e këtyre të dhënave ka qenë me qëllim për të penguar institucionet të kryejnë verifikimin.”-thuhet në kërkesën e PD për verifikimin e Elton Banos.