Ballina Vendi Kontrolle me drone dhe helikoptere per “shtepite e barit”

Kontrolle me drone dhe helikoptere per “shtepite e barit”

2

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në një vizitë të zhvilluar sot në Vlorë ka dhënë një deklaratë për mediat.

I pyetur nga gazetarët për ngjarjet kriminale në vitin 2022, Nano u përgjigj se situata është nën kontroll dhe se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete.

“Nuk ka situatë jashë kontrollit, është në kontroll do të ket rezultate shumë shpejt”, tha Nano. “Do të goditen të gjitha grupet kriminale. Kemi hetime shumë të rendësishme dhe serioze në dorë, do të shikoni rezultate shumë shpejt”.

Sakaq, ai ka folur edhe për laboratortët e drogës, për të cilat tha se kontrollet e territorit do të vijojnë me dronë e helikopter.

“Po përballemi me shtëpi ku kultivohet kanabis me llapma, dhe OSHEE nuk ka asnjë raport për këtë. Ju kujtoj se kushdo që shpërdoron detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Po ashtu, kontrollet e territorit do të vijojnë me dronë e helikopter. Nuk jam këtu për t’ju shantazhuar, por duhet ushtruar kontroll me OSHEE për evidentimin e laboratorëve të drogës”, shtoi Nano