Ka hapur sot dyert ne Fier Panairi Kombetar i Librit “Fieri 2018”. Ne kete edicion te 5-te te tij, jane ftuar te marrin pjese rreth 100 botues nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi. Jane prezantuar perpara lexuesve fierake rreth 5 mije tituj, nga te cilet 1500 jane te rinj. Personalitete te letrave nga bota akademike, shkrimtare e studiues kane qene pjese e ceremonise se hapjes se Panairit, i cili do te qendroje i hapur deri me 13 Maj. Dita e fundit do te kurorezoje me çmim 4 autoret me te mire te vitit ne nje ceremoni organizuar per kete rast.