Kryetari I bashkise Armando Subashi ka pritur sot Ambasadorin e Rumanise ne Tirane, Z. Mircea Perpelea. Ka qene nje takim miqesor qe u fokusua ne mundesine e bashkepunimeve mes dy vendeve. 3 ishin fushat me te diskutuara ne kete takim: industria e naftes, bujqesia dhe turizmi. Ambasadori Perpelea, theksoi faktin se Ambasada Rumune eshte e hapur per cdo bashkepunim duke nisur me kulturen e deri tek fushat me peshe reale zhvillimi ekonomik.