Ballina Vendi Kapen 83.5 kg heroinë në pikën kufitare të Hanit të Elezit në...

Kapen 83.5 kg heroinë në pikën kufitare të Hanit të Elezit në Kosovë

3

Në pikën kufitare të Hanit të Elezit, autoritetet kosovare kanë kapur 83.5 kilogramë drogë, që dyshohet të jetë e llojit heroinë. Droga u gjet në një maune që kishte mbërritur nga Turiqa, ndërsa destinacioni ishte Prishtina.

Në një deklaratë për mediat, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizaj, Shukri Jashari bëri me dije se janë arrestuar 7 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.  

Droga është gjetur nga një kontroll rutinë i doganierëve, të cilët kanë arritur ta identifikojnë dhe më pas kanë lajmëruar policinë. Droga ishte e ndarë në 160 pako.