Keshilltaret demokrate te Bashkise Fier i kane propozuar Keshillit Bashkiak dhenien e titullit “Qytetar nderi” per 54-vjeçarin Agur Vrenozi, i cili u vra gjate perpjekjes per te ndaluar grabitesit ne nje pike kembimi valutor ne kete qytet. Kete gje e ka bere te ditur Kryetari i PD ne Fier, njeheresh deputet I kesaj force politike, Luan Baçi, nepermjet nje statusi te postuar ne profilin e tij ne facebook. Baci ka shtuar se do te propozohet edhe mbajtja e nje minute heshtje ne nder te vrenozit ne seancen e radhes parlamentare.