Ballina Vendi Horrori në Korçë/ U gjet i pajetë në valixhe, del ekspertiza: Fëmija...

Horrori në Korçë/ U gjet i pajetë në valixhe, del ekspertiza: Fëmija kishte lindur i gjallë

1
Korce

Del ekspertiza e foshnjës që u mbyll në valixhe nga nëna rreth 1 muaj më parë.

Sipas burimeve foshnja i gjinisë mashkullore gjetur brenda në valixhe ka lindur i gjallë.

Kujtojmë se nëna 40 vjeçare që ndërmori këtë akt të tmerrshëm vuan nga probleme të theksuara të shëndetit mendor dhe gjatë gjithë kësaj kohë është trajtuar dhe është mbajtur nën vëzhgim nga instancat përkatëse derisa prokuroria e Korçës pas daljes së ekspertizës të vendosë për masën, veprën penale që akuzohet.

Krimin makabër e ka denoncuar bashkëshorti i Valmira Hasimllarit i cili pasi ishte kthyer nga Greqia kishte nuhatur erën e rëndë që vinte nga valixhja ku ishte futur foshnja lindur në kushte shtëpie.

(BalkanWeb)