Ballina Vendi Tragjedia në Fushë-Arrëz, kjo është nënën dhe dy vajzat që i zuri...

Tragjedia në Fushë-Arrëz, kjo është nënën dhe dy vajzat që i zuri korrenti, dy djemtë e vegjël mbetën jetim

1

 Një tragjedi goditi familjen Kola në Fushë Arrës, ku nëna Prendushe dhe dy vajzat e saj Sidorela dhe Emiljana 18 dhe 15 vjeçe gjeten vdekjen pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike.

Lajmi ka tronditur opinionin publik, sidomos qytetarët e Fushë Arrëzit që një pjesë e tyre i njihnin viktimat.  Ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi të treja raportohet se kanë gjetur vdekjen në tentativë për të shpëtuar njëra tjetrën.

Një nga vajzat mësohet se po lahej në dush dhe dyshohet se ra në kontakt me rrymën.  Për ta shpëtuar shkoi e motra e pas saj shkoi edhe e ëma, por që fatkeqësisht ndërruan jetë të treja.

Dy djemtë e familjes Kola që janë gjallë, 12 dhe 17 vjeç, do të duhet të vuajnë tragjedinë e përmasave të mëdha që goditi familjen