Gjendet i vdekur në kanal një shtetas.Burimet informojnë se ai quhet Vasil Cekaj 62 vjeç.Trupi i pajetë u gjend në afërsi të Tales.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët dhe policia.Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.
Paraprakisht dyshohet të jetë aksidentale pasi në trupin e tij nuk janë gjendur shenja dhune.I ndjeri ishte përdorues alkoli.