Ballina Bota Gjermania i vjen ne ndihme Ukraines, me 1000 arme anti-tank

    Gjermania i vjen ne ndihme Ukraines, me 1000 arme anti-tank

    2

    Gjermania ka miratuar dërgimin e një sasie të konsiderueshme armësh për Ukraninën e cila prej tri ditësh është duke u përballur me luftime kundër forcave ruse. Kancelari gjerman Olaf Scholz, në Twitter ka njoftuar se bëhet fjalë për njëmijë armë anti-tank si dhe raketa të tipit stringer, armë kundërajrore. “Pushtimi rus shënon një pikë kthese. Është detyra jonë të mbështesim Ukrainën më miri që mundemi për t’u mbrojtur kundër ushtrisë pushtuese të Putinit. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë 1,000 armë kundër-tank dhe 500 raketa Stinger për miqtë tanë në Ukrainë”, ka shkruar kancelari gjerman, Olaf Scholz.

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mirëpritur vendimin e Gjermanisë për të dërguar armë në Ukrainë për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus.

    Duke postuar në Twitter në anglisht, Zelensky shkroi: “Gjermania sapo ka njoftuar sigurimin e granatë hedhësve antitank dhe raketave Stinger për Ukrainën. Koalicioni kundër luftës në veprim!”