Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kompanite kontraktore vazhdojne nderhyrjen ne terren per eleminimin e rreshqitjes se ndodhur ne aksin Levan-Tepelene, ne afersi te Poçemit. Sipas ARRSH po punohet per krijimin e nje bypass te shkurter qe do te mundesoje rikthimin e qarkullimit normal te automjeteve. Aktualisht kalimi i mjeteve vazhdon te kryhet permes rruges se vjeter te Ballshit.