Ballina Vendi Berisha:Në PD s’mund të ketë të shkarkuar,partia po kalon një krizë,të bashkohemi

Berisha:Në PD s’mund të ketë të shkarkuar,partia po kalon një krizë,të bashkohemi

1


Ish-kryeministri Sali Berisha po mban një deklaratë nga selia blu, pas regjistrimit nga gjykata të statutit të Kuvendit të 11 Dhjetorit. Ai u bëri thirrje demokratëve kudo që janë që t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit sot dhe të bashkohen për interesin e vendit. Berisha theksoi se PD është sot parti e të gjithë demokratëve dhe prej saj nuk mund të ketë të shkarkuar.

“Në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD i bëj thirrje demokratëve kudo që janë t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit sot dhe të bashkohen për interesin e vendit, kombit, shoqërisë, shqiptarëve.

PD është sot parti e të gjithë demokratëve. Prej saj nuk mund të ketë të shkarkuar. Vendimi i gjykatës legjitimoi vendimet e kuvendit të 18 Dhjetorin që sjellin PD parti të votës së lirë të orientimit euroatlantik. Partia kaloi një krizë, për shërimin e të cilës çdo demokrat të kontribuojë”, tha Berisha.