Ballina Vendi Betohet kryetarja e Bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa, Balla: Vota e 6...

Betohet kryetarja e Bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa, Balla: Vota e 6 marsit është obligim shumë i madh ndaj qytetarëve!

1

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla mori pjesë sot në ceremoninë e betimit të kryetares së Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa. Në fjalën e tij Balla tha se vota e 6 marsit është obligim shumë i madh ndaj qytetarëve. “I drejtohem të gjithë anëtarëve të këtij Këshilli dhe të gjithë popullit të Lushnjes të cilët me votën e tyre në 6-mars i dhanë votëbesimit e tyre Eriselda Sefës për drejtimin e Bashkisë së 7 më të madhe në Shqipëri dhe për rëndësinë më të madhe që ka në historinë e vendit tonë. Jemi këtu për ti shërbyer me obligimin më të madh që kemi ndaj çdo qytetari dhe do të punojmë çdo ditë për të bashkuar popullin e Lushnjes, me invenstime dhe punë për ti kthyer Lushnjes atë që i ka munguar gjatë këtyre viteve. Të gjithë bashkë do jemi këtu për tju përgjigjur të gjithë qytetarëve dhe për tzgjidhur hallet e problemet e tyre sidomos shtresat më në nevojë ku Këshilli Bashkiak do të përgjigjet me vendimet e tij. Suksese kryetares, Eriseldës në këtë mandate i cili është shumë i bukur pasi është i shkurtër. Për 365 ditë duhet të bëjmë një punë në shërbim të qyetarëve në mënyrë që populli i Lushnjes të na jap votëbesimin në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Balla. Në fjalën e saj kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa falenderoi gjithë qytetarët për votëbesimin.