Ballina Vendi Mesazh për SHBA? Berisha: Përgjigjen e kanë dhënë demokratët me votën e...

Mesazh për SHBA? Berisha: Përgjigjen e kanë dhënë demokratët me votën e tyre të lirë. Marrëdhëniet tona të diktuara nga vlerat e lirisë. Vendimi i Blinken, i diktuar nga Soros për …

1
Berisha Ok

Ish-kryeministrit Sali Berisha i është kërkuar një mesazh për SHBA-të në konferencën e sotme për mediat, pasi dha një mesazh për demokratët dhe kryeministrin Edi Rama. Ai tha se përgjigjen e kanë dhënë demokratët me votën e lirë dhe pikërisht vlerat e lirisë diktojnë marrëdhëniet e tij me SHBA-të.

Berisha përsëriti se vendimi i sekretarit amerikan të shtetit, Blinken është politik, i diktuar nga Sorosi për të ndihmuar Edi Ramën.

“Pyetjen e ke të tepërt, në kuptimin që përgjigjen më të shkëlqyer të asaj pyetjeje ia kanë dhënë demokratët me votën e tyre të lirë. Marrëdhëniet e mia me SHBA-të janë dhe do të mbeten marrëdhënie të diktuara nga vlerat e lirisë, parimet e demokracisë që ndajnë popujt e lirë. Por meqenëse e shtron në këtë mënyrë, do të jap dhe një përgjigje të dytë. Kjo parti është parti e spektrit konservator dhe ka për partnere të saj partinë republikane. Ju jeni dëshmitarë se eksponentë ndër më të rëndësishmit të niveleve të larta të kësaj partie e kanë quajtur vendimin e sekretarit të shtetit, një vendim të mirëfilltë politik të diktuar nga Soros për të ndihmuar Edi Ramën. Ky njeri që ka bërë këtë deklaratë ka qenë njeriu më i informuar i atij shteti për postin që ka mbajtur. Ju keni një kongresmen që i tha sekretarit të shtetit publikisht se vendimi yt vjen nga hiçi. Nuk është dorëzuar asnjë provë. ka një realitet nën ndikimin e Sorosit është marrë ai vendim, ka dhe një që e cilëson vendim politik hakmarrës nga personalitetet më të shquara të atij vendi.

Në momentin që të publikohet një fakt i vetëm, një dokument i vetëm, një provë e vetme se unë apo fëmijët e mi kanë përfituar nga pasuritë publike qoftë dhe një qindarkë, unë marr çdo vendim ndaj vetes sime, përndryshe qëndroj shqiptar krenar, i palëkundur”, tha Berisha.