Ka nisur dhe perfunduar brenda nje kohe te shkurter asfaltimi I rruges se Kallmit te Vogel ne Fier. Vete banoret jane shprehur se rikonstruksioni I rruges do ti largoj nga izolimi shume vjecar dhe do ti sjell me prane qytetit dhe tregjeve. Punimet jane inspektuar nga kreu I Bashkise se Fierit Armando Subashi, I cili ka theksuar se kjo rruge I jep nje tjeter hov edhe zhvillimi te bujqesise ne kete zone, ndersa ka shtuar se rruga eshte ne parametra bashkekohor dhe me standarde te larta.