Ballina Vendi “Luftërat janë përherë një çmenduri”, Rama poston thënien e Papa Françeskut

“Luftërat janë përherë një çmenduri”, Rama poston thënien e Papa Françeskut

2

Teksa sot lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të katërt, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh, duke postuar një thënie të Papa Françeskut.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë nënvizon faktin se në luftë humbet gjithçka.

“Luftërat janë përherë një çmenduri; në luftë humbet gjithçka, në paqe fitohet gjithçka”, thuhet në thënien e Atit të Shenjtë.