Ballina Vendi Vrau punëtorin se bënte zhurmë, arrestohet “i forti” në Durrës

Vrau punëtorin se bënte zhurmë, arrestohet “i forti” në Durrës

3

 Vihet në pranga Augert Zera 35 vjeç, pasi akuzohet se është autori i plagosjes së Altin Sulkut, ndërsa policia njofton se është sekuestruar dhe arma e zjarrit me të cilën ai plagosi punëtorin.

43 vjeçari Altin Sulku është plagosur duke punuar në një shtëpi në Durrës. Abc mëson se komshiu Augert Zera është shqetësuar nga zhurma dhe i ka dhënë urdhër që të ndërpresë punën. Fillimisht të dy janë përplasur me fjalë dhe më pas sherri ka agravuar deri në përdorimin e armës.

“Mos bëj zhurmë, e di ti kush jam unë”, kështu ka nisur gjithçka mes tyre derisa 35 vjeçari ka marrë armën dhe e ka qëlluar punëtorin e ndërtimit me një plumb në këmbë.