Ballina Vendi Vrasja e Eglantina Bucit, denohen me 50 vite burg babë e...

Vrasja e Eglantina Bucit, denohen me 50 vite burg babë e bir

2

Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës ka dënuar me 50 vite burgim në total babë e bir Faik dhe Shkëlzen Buci për vrasjen e Eglantina Bucit.

Shkëlzen Buci është dënuar me 25 vite për vrasjen e motrës së tij Eglantinës, po kështu edhe babai i tij Faik Buci me 25 vite për vrasjen e vajzës.

Ata akuzohen për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Krimi i rëndë ka ndodhur në vitin 2012, por u zbulua në vitin 2020 kur u arrestuan Faik dhe Shkelzën Buci pas dëshmië së dëshmitarit Miklar Tola.

Sipas prokurorisë, Eglantina Buci u vra nga vëllai i saj Shkëlzen Buci me urdhër të babait të tyre Faik Buci. Më pas trupin e saj e varrosën në Malin me Gropa.

Por Faik dhe Shkëlzen Buci i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre