Ballina Vendi Arrestohen disa shtetas ne Fier, per vepra te ndryshme penale!

Arrestohen disa shtetas ne Fier, per vepra te ndryshme penale!

2

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 40 vjeç, banues në Roskovec, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 52 vjeç, banues në Lumth, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën shtetasin e shpallur në kërkim policor D. K., 34 vjeç, banues në Fier pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin P. M., 39 vjeç.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi Ç. K., 32 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen” që ai drejtonte, iu gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë një thikë. Mallakastër/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht shtetasin K. K., 45 vjeç, banues në Mallakastër, pasi është kapur duke transportuar me automjetin tip “Audi” me rimorkio, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.