Ballina Vendi Vrasësi serial, Nuredin Dumani jetonte me qira në Fier, bashkëjetonte me një...

Vrasësi serial, Nuredin Dumani jetonte me qira në Fier, bashkëjetonte me një vajzë të huaj (DETAJE TË REJA)

1

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Nuredin Dumanit. Burime për mediat bëjnë me dije se Dumani jetonte me qira në një banesë në lagjen “Apollonia” në Fier së bashku me një vajzë të huaj.

Dumani besohet se ka lidhje me ngjarjen që ndodhi rreth orëve të pasdites, ku në Elbasan, u gjet një mjet tip “BMW” i bërë shoshë nga plumbat, ku thuhet se ka ngelur edhe i plagosur.

Brenda mjetit u gjet gjithashtu 1.5 litra benzinë dhe një karikator i mbushur. Dumani është një emër mjaft i njohur për drejtësinë shqiptarë. Ai dyshohet të jetë autori i vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, si dhe katër të rinjve në Durrës.

Nuredin Dumani u arrestua mbrëmjen e djeshme në një apartament në qytetin e Fierit, aty ku dhe po streohej pas përplasjes me armë në Papër të Elbasanit. Ai kishte shkuar në Elbasan për të vrarë armikun e tij Talo Çela, por ky i fundit ishte në dijeni dhe 39 vjeçari nga Dibra ra në kurth e mbeti i plagosur.

Menjëherë u nis drejt Fierit dhe aty u lokalizua në një bllok pallatesh në lagjen “Apolonia”. RENEA zbarkoi brenda disa minutash në qytet dhe e prangosi teksa qëndronte në një apartament bashkë me një person tjetër.