Ballina Vendi Tentoi të vriste dy persona në Tiranë, 27-vjeçarit i bëhet “postobllok” në...

Tentoi të vriste dy persona në Tiranë, 27-vjeçarit i bëhet “postobllok” në Tepelenë, si u përpoq t’i shpëtonte policisë

1

Një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tepelenës pasi ishte shpallur në kërkim, pas një konflikti me dy të plagosur në zonën e Saukut tre ditë më parë.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi M.XH, banues në Tiranë, fillimisht nuk ka pranuar që ti bindet urdhërit të policisë për të ndaluar, dhe pas ndjekjes nga ana e bluve, është vënë në pranga.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati Nr. 1 Tiranë, pasi në datën 27.03.2022, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, Tiranë, së bashku me 3 shtetas të tjerë janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe si pasojë janë dëmtuar me mjete të forta dy prej këtyre shtetasve.   

27-vjeçari . iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit Nr. 1 Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.