Ballina Vendi Vijojne debtet mes Rames dhe Tabakut!Tabaku e ndërpret, Rama: Ma preve fillin...

Vijojne debtet mes Rames dhe Tabakut!Tabaku e ndërpret, Rama: Ma preve fillin me sëpatë!

2

Vijojnë debatet mes Ramës dhe Tabakut në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Teksa Rama po i përgjigjej pyetjes së Helidon Bushatit, Tabaku e ka ndërprerë ndërsa Rama kërkoi t’i respektohej fjala teksa tha se ka shkuar në Komision si dëshmitarë dhe nëse do ta ‘nxirrnin nga lëkura’ do shihnin atë që kanë parë gjithmonë dhe që nuk u shijon.

“Imagjinoni tani që nga gjithë kjo tablo kaq dramatike, ka dalë një Shqipëri shumë më e pastër. Me gjithë këto procedura me njerëz pa eksperiencë, njerëz me amnezi, (Tabaku e ndërpret), e lash se të pret fillin e mendimit me sëpatë. E lash, iku tani. Unë kam ardhur si dëshmitar, nëse ju doni të më nxirrni nga lëkura do shihni gjënë që keni parë gjithmonë dhe s’është se ju shijon. Po ti pse hyn tani, ku hyn kjo tashi…”, tha Rama.