Ballina Bota Ishte zhdukur qe per Shen Valentin,25-vjecarja meksikane gjendet e zhveshur dhe e...

    Ishte zhdukur qe per Shen Valentin,25-vjecarja meksikane gjendet e zhveshur dhe e masakruar ne makine!

    2

    Elizabeth Martinez Cigarroa, 25 vjeç, u gjet e zhveshur dhe e përkulur në bagazhin e makinës së saj në Tijuana, Meksikë. Familja e saj raportoi se ajo kishte shkuar në një hotel buzë plazhit për të takuar një “burrë amerikan” më 14 shkurt. Pasi ajo u raportua e zhdukur, makina e saj “Jeep Liberty” u gjet tre ditë më vonë. Ajo u gjet e zhveshur në pozicionin e fetusit me shenja të dukshme dhune, njoftoi policia lokale. Ajo u identifikua më vonë nga të afërmit.

    Martinez Cigarroa është gruaja e 24-të në qytetin kufitar meksikan që vritet këtë vit, në një rajon të njohur për brutalitetin ndaj grave. Vëllai i saj, Francisco, shprehu zhgënjimin e tij ndaj policisë që nisi një grup kërkimi vetëm 24 orë pasi ajo u zhduk, në përputhje me politikën meksikane. Ai tha fjalë të mira për motrën e tij:

    Motra ime ishte shumë e qetë, e buzëqeshur, ishte një person i mirë dhe nuk kishte asnjë problem me askënd. Ajo sapo kishte mbaruar një diplomë për biznes ndërkombëtar.