Ballina Vendi Tragjedia në minierën e Tropojës, nxirret edhe trupi i pajetë i minatorit...

Tragjedia në minierën e Tropojës, nxirret edhe trupi i pajetë i minatorit të tretë

1

Thellohet tragjedia në minierën e Lajthizës në Tropojë.

Mësohet se nga grupi i Avari-Shpëtimit të Minierave, punonjësit e Policisë dhe minatorët, u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të A. Zh., 40 vjeç, banues në Kepenek, Tropojë.

Nga shembja e galerisë një ditë më parë humbën jetën edhe minatorët Adil Dautaj, 41 vjeç banues në Tropojë dhe Afrim Zhutaj, 43-vjeç nga Kepeneku.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.