Ballina Vendi Tentuan te vjedhin banesen ne Lushnje,arrestohen ne flgrance autoret

Tentuan te vjedhin banesen ne Lushnje,arrestohen ne flgrance autoret

1

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. M. dhe E. T., banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, janë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit Sh. Ç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy çanta me vegla të ndryshme që autorët përdornin për të hapur me thyerje derën e banesës.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi N. M., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë për dhënien e dokumentave të automjetit duke i kundërshtuar ata. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.