Ballina Bota Zelensky ftese Macron:Eja ne Ukraine te shohesh nga afer mizorite e ushtrise...

Zelensky ftese Macron:Eja ne Ukraine te shohesh nga afer mizorite e ushtrise ruse!

1

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për CNN se ai e ka ftuar presidentin francez Emmanuel Macron të vizitojë Ukrainën për të parë vetë se forcat ruse kishin kryer “gjenocid”. Macron ka hezituar të përdorë fjalën gjenocid, duke deklaruar se ” nuk jam i sigurt se përshkallëzimi i retorikës i shërben kësaj kauze”.

‘E ftova të vijë kur të ketë mundësi. Do të vijë të shohë dhe jam i sigurt se do ta kuptojë’, tha Zelensky.

Zelensky ka thënë më parë se ngurrimi i Macron për të përdorur termin ishte “shumë i dhimbshëm”.

Shtetet e Bashkuara, të cilat historikisht kanë hezituar të akuzojnë shtetet për gjenocid, javën e kaluar akuzuan presidentin rus Vladimir Putin për kryerjen e akteve të gjenocidit duke u përpjekur të “fshijë idenë” e një identiteti ukrainas.

Konventa e OKB-së për gjenocidin, nënshkruese e së cilës është SHBA, kërkon që vendet të ndërhyjnë pasi gjenocidi të identifikohet zyrtarisht.