Presidenti i vendit, ilir Meta ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Mbledhja do te zhvillohet pasditen e sotme, në orën 17:30.
Ky hap i Presidentit vjen pas ndërmarrjes së operacionit ushtarak të Rusisë nga Ukrainës.
Rusia njoftoi sot në mëngjes se kishte filluar pushtimin e Ukrainës.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi në Kuvend se vendet e NATO-s tani janë më të bashkuara se kurrë. Duke shprehur solidaritetin me Ukrainën, Peleshi tha se Shqipëria do vijojë të japë kontributin e saj si vende anëtare e Aleancës.