Ballina Vendi Skandal ne Serbi!Ambasadori i ndjere akuzohet pe rperdhunimin e vajzes 9 vjecare!

Skandal ne Serbi!Ambasadori i ndjere akuzohet pe rperdhunimin e vajzes 9 vjecare!

2

Mediat serbe shkruajnë se më pak se një muaj para se të vdiste në Portugali, është bërë një kallëzim privat penal ndaj Olliver Antiçit, ambasadorit serb në Portugali.

Diplomati i Serbisë vdiq kur u rrëzua nga një shkëmb i quajtur “Goja e Ferrit”. Por, siç shkruan gazeta serbe “Blic”, ndaj tij është bërë një kallëzim privat penal, në të cilin pretendohet se ka shtyrë vajzën e vet, e cila në atë kohë ishte 9 vjeçe, për të kryer marrëdhënie seksuale.

Kallëzimin privat penal ka paraqitur nëna e vajzës më 27 janar.

Antiç ka vdekur katër ditë më parë kur kishte rënë në det nga një shkëmb i quajtur “Goja e Ferrit”, i cili është atraksion i famshëm turistik pranë Lisbonës. Mediat portugeze pretendojnë se ka qenë vetëvrasje, ndërsa familja e Antiçit thotë se ka qenë aksident.

Në kallëzimin privat penal të bërë nga nëna e vajzës kundër Antiçit, ai akuzohet se ka shtyrë vajzën e tij, e cila në atë kohë ishte nëntë e dhjetë vjeçe, në marrëdhënie seksuale në shtëpinë e tij në Beograd nga vera e vitit 2020 deri më 12 gusht 2021