Jane me shume se 1.4 milione qytetare shqiptare te cileve kete vit u skadojne kartat e ID dhe pasaportat, duke qene se eshte permbushur periudha 10-vjeçare e tyre. Per kete arsye, ne disa raste, Ministria e Brendshme dhe zyrat e gjendjes civile kane bere thirrje qe qytetaret te kontrollojne kartat e ID dhe te nisin sa me pare proceduren e riaplikimit. Per te shmangur radhet dhe per te evituar fluksin, gjendja civile ne Fier u ben thirrje qytetareve qe te mos e lene riaplikimin per ne momentet e fundit.