Ballina Vendi Shqipëria paketë të parë sanksionesh ndaj Moskës, Xhaçka: Preken 654 individë dhe...

Shqipëria paketë të parë sanksionesh ndaj Moskës, Xhaçka: Preken 654 individë dhe 52 subjekte!

2

Shqipëria ka ndërmarrë një paketë të plotë të parë sanksionesh ndaj Rusisë të karakterit individual dhe ekonomik, ku preken 654 individë dhe 52 subjekte, e cila u ndoq edhe nga paketë e dytë që bllokoi faqet web ruse edhe në Shqipëri mes te cilave edhe Russia Today. Duke iu bashkuar masave që janë marrë nga SHBA dhe BE, edhe vendi ynë vendosi sanksione ndaj Rusisë për të dënuar agresionin e saj ndaj Ukrainës. Gjithashtu Shqipëria ka mbyllur nga sot hapësirën ajrore për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi. në vendin tonë do e kenë të ndaluar të udhëtojnë të gjithë personat e listuar nga BE, diplomatë e zyrtarë rus dhe njerëzit e biznesit.

Hartimi i bazës ligjore të këtyre sanksioneve do të jetën në sektorët e financës, energjisë, transporti dhe teknologjisë, ku do të ndalohet shitja, furnizimi, transferimi ose eksportin në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike. Pjesë e sanksioneve do të jenë edhe në sektorin e teknologjisë ku do të vendosen kufizime për eksportet e mallrave dhe teknologjisë të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të Rusisë në sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë.