Ballina Vendi Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Institut në Tiranë

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Institut në Tiranë

1

Tiranë- Flakët e zjarrit kanë përfshirë një apartament në zonën e Institutit, në Tiranë.

Si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese tre katëshe dhe ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.