Ballina Vendi “Je horr, për kolltuk del nga varri lugat”! Spiropali “godet” Berishën me...

“Je horr, për kolltuk del nga varri lugat”! Spiropali “godet” Berishën me poezinë e të dënuarit politik: Për sojin më të ligë të komunistit!

1

Ministrja për Marrëdhëniet dhe Parlamentin, Elisa Spiropali, në replikën e saj me ish-kryeministrin Sali Berisha i ka dedikuar atij një poezi të Luan Myftiut i titulluar “Monologu i Pendesës”.

Në fjalën e saj Spiropali duke iu drejtuar Berishës, tha se vetëm do të lexojë poezinë, pasi ajo i thotë të gjitha, dhe e përshkruan siç është në të vërtetë.

Spiropali: Luan Myftiu poezi Monologu i pendesës……

Të besuam, të zgjodhëm, votuam për ty

Ti na rrahe, na shave, na ndave në dy

Ne u ngritëm të hiqnim nga zverku ty djall

Ti na rrope, na dogje, në dhe po na kall

Je pa shpirt, e xhelat hipokrit e demon

Pabesinë ke moral, sa dhe shokët mohon

Je mashtrues, se të mburr kur të bën fukara

Ta lë fajin në derë, je pa cipë, maskara

Si makut, gangster e dinak, je një horr

Të grabit sy ndër sy, e pa turp të bën qorr

Për kolltukë e ofiq, del nga varri lugat

Që të jesh veç ti zot, s’le shenjtor pa mëkat

Sa të gjej midis jush, dallkaukë e hajdutë, puthadorë e spiunë, dhe ca laro harbutë

Do të rrijë në opozitë, orator, demokrat, dhe t’iu lërë mos më keq, të përçarë pa surrat

/Abcnews.al/