Ballina Vendi Rama: NATO fuqia më e madhe ushtarake, por nëse do të ndërhynte...

Rama: NATO fuqia më e madhe ushtarake, por nëse do të ndërhynte do të shpallte Luftën e tretë Botërore

2

Kryeministri Edi Rama e cilësoi NATO-n si fuqinë më të madhe ushtarake që ekziston në zonën e sigurisë së vetë, por nëse ajo do të ndërhynte në këtë konflikt do të shpallte Luftën e tretë Botërore.“Është moment tragjik, lidershipi i Ukrainës është në rrezik për jetën. Sipas të gjitha informacioneve është i shënjestruar një grup me persona që duhet të dorëzohen pa kushte, ose e duhen vrarë. Kjo është situata në këto momente. NATO është fuqi më e madhe ushtarake që ekzisto dhe ka ekzistuar ndonjëherë, në zonën e vetë të sigurisë. Në këto kushte nëse NATO do të shtyhej  përtej zonës së vetë do të thoshte që do të shpallte luftën e tretë botërore.”, u shpreh kryeministri.