Sot, rreth orës 05:40, është sjellë nga familjarët në spitalin e Fierit, shtetasi E. N., 41 vjeç, banues në Radostinë, Fier, i cili dyshohet se në gjendje depresioni ka goditur veten me mjet prerës. 41-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.