Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mal të Zi, ku një 34-vjeçar vrau 10 persona dhe më pas ai u eliminua nga një qytetar.
Vuko Boriloviç pas një konflikti për qiranë me familjen që kishte marrë ambient me qira në shtëpinë e tij, ka shkaktuar tragjedinë e përmasave të mëdha
Sipas mediave malazeze, sulmuesi fillimisht ka vrarë fqinjën dhe fëmijët e saj, e më pas ka telefonuar bashkëshortin për t’i treguar çfarë kishte bërë. Më pas ai është kapur nga një bashkëqytetar i tij, dhe më pas është arrestuar nga policia.