Ballina Vendi PS kthen pas kandidaturën e Simon Mirakës

PS kthen pas kandidaturën e Simon Mirakës

3

PS kthen pas kandidaturën për President të Simon Mirakës.

Taulant Balla: E para dua t’ju them që në raundin e 4, PS do të propozojë një kandidat, në varësi të një procesi që jemi duke e krijuar qe prej 25 marsit.

Një forcë politke serioze që merr pjesë ne proces, bën edhe një paraprak për zgjedhje.

Ne kemi identifikuar kandidatura potenciale, që përmbushin disa prej atyre pritshmërive.

Duam që presidenti në 5 vitet e ardhme të jetë, të mos jetë i PS, por i të gjithë shqiptarëve. Kini pak durim. Ne kemi disa rregulla. Do të bëjmë njëe diskutim të gjere në kryesin e PS, më pas në GP ku do të merret edhe mbështetja sic e kerkon Kushtetuta. PS ka 74 mandate dhe ajo që është e rënmdësishme, ky proces po shkon drejt përfundimit.

Nesër do të kemi një mbledhje të konferencës së kryetarëve dhe më pas deri nesër do të kemi edhe kohën e nevojshm për të propozuar raundin e katërt dhe shpresoj që raundi i 4 të jetë ai përfundimatar.

Besoj që raundi i katërt të jetë.

Nesër do vazhdojmë të diskutomjmë me GP në parlamentin e shqipërisë për të siguruar një mbështetje të gjerë. Pse të mos synojmë që të kemi një kandidaturë me shumë vota.

Për katranin me bojë, më lejoni të sqaroj një element që solli një stuhi në komisionin e cështjeve ligjore ku ka pasur një akuzë ose deklaratë nga Bardhi. Dua të sqaroj se sai përket kandidaturës të Simon Mirakas, e kemi votuar në mandatin e parë dhe në mandatin e dytë ne nuk kemi asgjë me të.

Deputetet që kanë propozuar atë eshte edhe katrani me boje dhe e ka bërë pis emrin e zotit Miraka. Është e pamundur që të marrë mbështetjen e tonë.

Sali Berisha dhe sigurimi i shtetit janë njëlloj, janë anti-amerikan.