Ballina Vendi Iku nga banesa dhe la fëmijën e saj të mitur, vjehrri në...

Iku nga banesa dhe la fëmijën e saj të mitur, vjehrri në Belsh bën denoncimin: Nusja e djalit prej 20 ditësh e zhdukur!

1

Një kallëzim i pazakontë është regjistruar në komisariatin e policisë së Cërrikut.

Mësohet se një 66-vjeçar ka denoncuar zhdukjen e nuses së djalit, e cila prej 20 ditësh është larguar në drejtim të paditur nga banesa e saj. Kallëzimi është bërë në nga shtetasi me inicialet N.U., banues në fshatin Shkëndi, Belsh.

Ai ka deklaruar se nusja e djalit, shtetasja me inicialet S.Sh., 21 vjeç është larguar nga banesa, duke braktisur fëmijën e saj të mitur.
Raportohet se Policia e Cërrikut është vënë në kërkim të së resë.