Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur sekuestro mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Shpëtimj, Vladimir, Agur dhe Jonida Çilotaj. Procedimi pasuror ka filluar mbi bazën e informacionit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj të përfshirë në aktivitete kriminale, për të cilat janë dënuar në Shqipëri, Belgjikë dhe Greqi.