Ballina Vendi Procedohen penalisht disa shtetas, per vepra te ndryshme penale!

Procedohen penalisht disa shtetas, per vepra te ndryshme penale!

2

Strukturat e policise, proceduan penalisht shtetasit S. J., 21 vjeç dhe K. L., 43 vjeç, pasi për motive të dobëta, në vendin e quajtur “ish QTU”, janë goditur me grushta duke shkaktuar dëmtime të lehta njëri-tjetrit

Mallakastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. H., 28 vjeç, banues në Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”. Gjatë momentit të kapjes, 28-vjeçari drejtonte automjetin tip “Audi” i pa pajisur me leje drejtimi.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. Sh., 34 vjeç, banues në Roskovec, pasi është kapur duke drejtuar automjetin tip “Ford” në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.