Ballina Vendi Presidenti Meta jep apelin e fortë, godet kryeministrin Rama: Shpopullimi i Shqipërisë...

Presidenti Meta jep apelin e fortë, godet kryeministrin Rama: Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet

1

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vazhdon të japë alarmin për shpopullimin e vendit tonë. Një temë që e ka cekur herë pas here, e cila sipas tij duhet të trondisë të gjithë qeveritarët tanë.

Sipas tij, këta të fundit po e bëjnë këtë vend të pajetueshëm për një pjesë të shqiptarëve. Duke iu referuar shifrave më të fundit të azilkërkuesve, kreu i shtetit del me këtë apel të fortë:

Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet. Vitin e kaluar, sipas “European Union Agency for Asylum”, 11.246 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, duke na renditur sërish të parët për numrin e aplikimeve.

Largimi i të rinjve, si dhe i fuqisë intelektuale dhe punëtore më të kualifikuar, në mungesë të shpresës dhe perspektivës, është një problem kombëtar alarmues, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke e adresuar me përgjegjshmëri, me atdhetari dhe me profesionalizëm.

Të ndalim shpopullimin duke përmirësuar standardet e qeverisjes, të llogaridhënies demokratike dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje!

Të bashkojmë energjitë për të rikthyer shpresën dhe për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane, që të gjithë e dëshirojmë!”KOMENTONI