Ballina Bota Tragjike/Kamioni perplas makinen e tyre,6 adoleshente humbin jeten

Tragjike/Kamioni perplas makinen e tyre,6 adoleshente humbin jeten

1

Një ngjarje tragjike është regjistruar në një kryqëzim në Oklahoma. Gjashtë vajza të reja ndërruan jetë në mënyrë tragjike kur një kamion u përplas me makinën e tyre.

Viktimat u identifikuan si Gracie Machado, Brooklyn Triplett, Austin Holt, Madison Robertson, Addison Gratz dhe Memory Wilson të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç, ndërsa shoferi i kamionit u identifikua si Valendon Burton, 51 vjeç.

Kryqëzimi i njohur nga vendasit si ‘Y’ ku vajzat ndërruan jetë është një vend shumë i rrezikshëm. Shoferi i kamionit përpiqej të kthehej në korsinë e tij dhe në autostradën amerikane 377 pranë Tishomingo, por kjo rezultoi si fatale për jetën e vajzave.