Zgjedhjet e 30 qershorit kane bere qe institucionet ne rang vendor te jene ne nje proces te vazhdueshem per mbarevajtjen e tyre. Ne nje dalje per mediat, Prefekti I qarkut Fier Baki Bala ka deklaruar se tashme nuk ekziston asnje person qe te mos kete nje adrese te sakte nderkohe qe jane printuar listat zgjedhor e ndersa puna ka qene ne bashkepunim edhe me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, per cdo hap te ndjekur. Prefekti Bala ka deklaruar se ne ndryshim nga 5 bashkite e tjera ne qark, bashkia e Fierit mandatin e ardhshem do te kete 51 keshilltare, nga 41 qe ka aktualisht, e kjo vjen si pasoje e rritjes se numrit te popullsise.